Për herë të parë në histori, Spanja për femra ngre në qiell trofeun e Kupës së Botës

Për herë të parë në histori, Spanja për femra ngre në qiell trofeun e Kupës së Botës

14:37, 20/08/2023

Spanja ngre lart trofeun e Kupës së Botës për femra  2023.

Australia dhe Zelanda e Re 2023 uli siparin ditën e sotme me finalen e madhe në stadiumin Olimpik të Sidneit, ku Spanja dhe Anglia matën forcat, në një ndeshje me mjaft emocione. Në fund ishin futbollistet iberike të cilat arritën të fitonin me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Olga Carmona në minutën e 29-të të takimit.

Menjëherë pas ndeshjes, u shpërndanë medaljet respektive. Gjithashtu, spanjollet ngritën në qiell për herë të parë Kupën e Botës. Entuziazmi ishte tejet i madh nga stafi, trajnerët dhe lojtaret, shoqëruar këtu edhe me atmosferën që sillnin tifozët.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco