Federata pezullon me tre ndeshje futbollistin e Liverpool, vendimi tërbon Klopp-in: Nuk ishte as karton i kuq!

Federata pezullon me tre ndeshje futbollistin e Liverpool, vendimi tërbon Klopp-in: Nuk ishte as karton i kuq!

12:26, 20/08/2023

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp këmbënguli se Alexis Mac Allister nuk e meritonte kartonin e kuq  në ndeshjen kundër Bournemouth, të cilën “të kuqtë” e fituan 3-1, pavarësisht se mbetën me 10 lojtarë në Anfield të shtunën.

Mac Allister, një afrim i verës nga Brighton, u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të fortë në minutën e 58-të, që do të thotë se mesfushori argjentinas do të dënohet me tre ndeshje.

Një vendim që ka “tërbuar” trajnerin Jurgen Klopp për të cilin pezullimi jo vetëm që është i tepërt dhe i pavend, por për gjermanin nuk duhej të kishte fare karton të kuq.

“Nuk ishte karton i kuq, ishte një gabim i arbitrit. Na penalizuan pasi luajtëm për 40 minuta me një lojtar më pak, tashmë na penalizojnë sërish me pezullimin për lojtarin. Ishte një kontakt ashtu siç ndodh në çdo ndeshje. Ndoshta ishte karton i verdhë, nëse arbitri do t’i kishtë dhënë karton të verdhë Mac Allister askush nuk do të ishte ankuar. Duhej ta kishte parë më mirë atë moment”, u shpreh Klopp.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco