VIDEO/ Një gabim i vështirë për t'u shpjeguar, spektatorët në stadium habiten me gafën e lojtarit të Leipzig

VIDEO/ Një gabim i vështirë për t'u shpjeguar, spektatorët në stadium habiten me gafën e lojtarit të Leipzig

10:49, 20/08/2023

Ndeshja derbi e javës së parë të Bundesligës gjermane mes Bayer Leverkusenit dhe Leipzig-ut do të mbahet mend, përveç futbollit të bukur, edhe gafën trashanike të lojtarit të skuadrës mysafire.

Sfida përfundoi me fitoren 3-2 të Aspirinave, por në minutën e 74-të u pa një gabim i pabesueshëm.

Lois Openda humbi mundësinë për të rikthyer skuadrën e tij në lojë dhe ndoshta ta shpëtonte nga humbja në një mënyrë joreale.

Topi mbërriti te belgu, i cili fillimisht u ngatërrua dhe më pas goditi i papenguar shtyllën nga rreth katër -pesë metra distancë.

Komentatori, por edhe të gjithë në stadium ngelën të shtangur nga gabimi që bëri dhe që i kushtoi humbjen skuadrës nga Leipzig.

 

Openda mbërriti këtë verë nga Lens te klubi nga lindja e Gjermanisë në një transfertë prej 38.5 milionë euro.

 

Sezonin e kaluar ai shkëlqeu te skuadra franceze, për të cilën shënoi 21 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco