VIDEO/ Alban Meha nuk e harron zakonin, 'Snajperi' realizon gol me goditje dënimi dhe nderon skuadrën e tij

VIDEO/ Alban Meha nuk e harron zakonin, 'Snajperi' realizon gol me goditje dënimi dhe nderon skuadrën e tij

10:14, 20/08/2023

Alban Meha nuk e ka marrë rastësisht nofkën “snajperi”. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptarem edhe pse tashmë luan në kategoritë më të ulëta të futbollit gjerman, nuk harron të tregojë herë pas here aftësitë e tij me goditje dënimi.

Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen që Hesën Kasel, ku aktivizohet tashmë mesfushori, për t;i dhënë suksesin me shifrat 2-1 ndaj Shtutgart Kikers.

Skuadra e tij gjendej në disavantazh pas pjesës së parë të ndeshjes, por me fillimin e të dytës, ishte pikërisht mesfushori ai që ndryshoi fatin e takimit me një goditje dënimi spektakolare, duke kujtuar kohën kur gjëra të tilla i bënte edhe në Bundesligë. 

Goli i barazimit ishte në minutën e 47 ndërsa në minutën e 53-të, erdhi edhe goli i 2-1 i shënuar po nga Meha, këtë herë me një penallti, për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco