De Bruyne u dhuron celular shokëve te City, vëmendjen e rrëmben kasa me vlerë 130.000 £

De Bruyne u dhuron celular shokëve te City, vëmendjen e rrëmben kasa me vlerë 130.000 £

20:42, 11/08/2023

 

Plot 130.000 paund ka shpenzuar ylli belg Kevin De Bryune për celularët Iphone që u ka dhuruar shokëve të tij të ekipit te Manchester City.

Kapiteni i “Qytetarëve” nuk është kursyer aspak për t’ia zbukuruar nisjen e sezonit të Premier League, 26 lojtërave të City-t, madje duke dhuruar edhe kasa të forta me material platini.

Pikërisht kasat ishin ato që kushtuan më shtrenjtë se telefoni, të cilët sipas TheSun vlejnë vetëm 5,000 £ secili.

Telefonat elegant u shpërndanë nga mesfushori belg pak orë përpara ndeshjes së tyre të parë të sezonit, ku do të sfidojnë Burnley-n në Turf Moor.

IPhon-ët 14 janë prodhuar nga dizajnerët kryesorë në botë të celularëve me porosi iDesign Gold dhe De Bruyne ka kërkuar që të gdhendet emri i lojtarit dhe logo e klubit në secilin prej tyre.

32-vjeçari gjithashtu ia dorëzoi një prej telefonave menaxherit të tij Pep Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco