FOTO/ Më në fund bavarez, Harry Kane udhëton drejt Gjermanisë

FOTO/ Më në fund bavarez, Harry Kane udhëton drejt Gjermanisë

19:26, 11/08/2023

Bayern Munchen, më në fund e mbylli operacionin për Harry Kane. Sulmuesi aq i dëshiruar nga bavarezët, mund të prezantohet që këtë të shtunë, në fund të Superkupës që kampionët e Gjermanisë do të luajnë kundër Leipzigut në “Allianz Arena”, teksa ditën e sotme ka mbërritur në Mynih ku do të kryejë ekzaminimet mjeksore.

 

 

Bayerni do të paguajë në total 220 milionë euro, duke marrë në konsideratë kartonin 100 milionë euro + 20 të tjera si bonuse. Dhe pagën e sulmuesit, 25 milionë euro bruto në vit deri në 2027. Bëhet fjalë për blerjen më të shtrenjtë të klubit bavarez, shumë më tepër se 80 milionët e shpenzuara për Lucas Hernandez në 2019.

Qënjë vit më parë provoi të afrohej me Kane, por duke kuptuar që Tottenhami kërkonte shifra të mëdha. Në këtë mënyrë vendosën të investonin te Mane, i cili nuk ishte një 9-sh i pastër, për të pritur 12 muaj. Dhe për të rinisur sulmin për bomberin anglez që në 2024 mund të lirohej me parametra zero.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco