'Bërja e kryqit kalon pa pasoja', Arabia Saudite 'shfuqizon' çdo ligj për Cristiano Ronaldon

'Bërja e kryqit kalon pa pasoja', Arabia Saudite 'shfuqizon' çdo ligj për Cristiano Ronaldon

17:56, 11/08/2023

 

Gjithmonë flitet për Cristiano Ronaldon, për mirë apo për keq. Dy ditë pas golit vendimtar nga penalltia ndaj Al shorta, i cili i dha Al-Nassri të tij finalen e Ligës së Kampionëve Arabe, po diskutohet ngazëllimi i kampionit portugez, i cili bëri shenjën e kryqit. Një gjest religjioz i ndaluar në vendin e Lindjes së Mesme, por që nuk duhet të çojë në pasoja.

Në Arabinë Saudite, nënvizon “Repubblica”, shprehja publike e besimit të krishterë është e ndaluar. Jomuslimanëve nuk iu lejohet të falen publikisht dhe madje nuk mund të promovojnë fenë e tyre përmes objekteve ose simboleve. Kundërshtimi i këtyre dispozitave mund të çojë në akuza për prozelitizëm.

Kolumbiani Juan Pablo Pino u arrestua në një qendër tregtare dhjetë vite më parë, sepse këmisha e tij nuk fshihte tatuazhin e Jezusitm bërë në shpatull. Pino ishte duke luajtur për Al Nassr dhe u ndalua së bashku me gruan e tij shtatzënë, u dërguan në komisariat.

Për Ronaldon, megjithatë, asgjë nga këto. Ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit, i cili kurrë nuk e ka fshehur besimin e tij (ai shpesh mban edhe vathë në formë kryqi), do të këshillohet vetëm të mos e përsërisë gjestin, i cili është bërë “viral” në rrjetet sociale. Për të, edhe ligjet strikte të një vendi si Arabia Saudite nuk implementohen, sepse për futbollin konsiderohet “mbreti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco