Transferimi tek Al Nassr, Mane: ‘Fajin’ e ka Ronaldo

Transferimi tek Al Nassr, Mane: ‘Fajin’ e ka Ronaldo

14:19, 10/08/2023

Pas një sezoni te Bayerni, në Gjermani, anësori senegalez, Sadio Mane, 31 vjeç, u transferua në Arabinë Saudite për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos tek Al Nassr.

Ai “fajësoi” pikërisht yllin luzitan për këtë lëvizje të papritur.

“Bayerni? Mendoj se të gjithë e panë se sa shpejt ndodhi gjithçka. Nuk ishte një vendim i vështirë. Këtu (Al Nassr) është Cristiano Ronaldo, i cili është një nga lojtarët më të mirë në histori, ose edhe më i miri. Sigurisht, kjo e bëri vendimin më të lehtë”, tha Mane.

“Ne e pamë në Kupën e Botës Katar 2022 që lojtarët sauditë janë teknikisht të mirë. Ata dinë të luajnë me top dhe dua që ky ekip të ketë një sukses të vërtetë”, përfundoi sulmuesi senegalez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco