'Asllani më uroi kur firmosa', Shpendi: më kërkuan shumë skuadra, ja pse zgjodha Empolin

'Asllani më uroi kur firmosa', Shpendi: më kërkuan shumë skuadra, ja pse zgjodha Empolin

17:26, 08/08/2023

Stiven Shpendi u prezantua zyrtarisht si futbollisti i ri i Empolit. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa shkëlqeu në sezonin e fundit me Çezenën dhe tashmë është gati për një aventurë të re në Serinë A. Në konferencën për mediat, sulmuesi kuqezi tregon arsyet përse zgjodhi Empolin dhe gjithashtu u ndal te një mesazh urimi i bërë nga Kristjan Asllani.

I vetmi mendim që kisha ishte të vija këtu. E kam parë se këtu punohet shumë me të rinjtë dhe mendova se ishte opsioni më i mirë.

Çfarë lojtari jeni ju?

Nuk e përkufizoj veten me një rol të veçantë, më pëlqen të ndryshoj.

Ku e shikoni veten në skemat taktike të Empolit?

Besoj se në sulm, por jam në gatishmëri të trajnerit. Mund të luaj kudo.

Keni folur me dikë para se të vinit te Empoli?

Në fakt jo, por u gëzova shumë kur Asllani më dërgoi një mesazh për të uruar ditën që firmosa.

Negociatat ishin shumë të gjata dhe tifozët duken shumë të entuziazmuar për ty. E keni vënë re këtë?

Më pëlqen çdo gjë rreth meje. Po, ka pasur shumë skuadra që më kërkonin, por nuk kisha asnjë dyshim për të pranuar Empolin.

Si ndiheni pas këtij kërcimi të dyfishtë në karrierë, cilat janë pristhëmritë e tua?

Nuk kam asnjë pritshëmri. E di që është një hap i madh në karrierë, por unë këtu jam për t’u rritur si lojtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco