Lajmi i fundit

Plagosje me thikë në Durrës, dy të arrestuar

Operohet Selmani, portieri i Tiranës reagon: Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë

Operohet Selmani, portieri i Tiranës reagon: Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë

16:44, 08/08/2023

 

Në ndeshjen e kthimit midis Tiranës dhe Besiktas për kualifikueset e Conference League, portieri i bardhebluve Gentian Selmani pësoi një dëmtim në minutën e 30-të dhe nuk mundi të vazhdojë dot lojën duke dalë nga fusha me barelë.

Ditën e djeshme, portieri 25-vjeçar i është nënshtruar operacionit dhe ka arritur të dalë me sukses. Këtë e ka konfirmuar vetë Selmani në një Insta Story në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Faleminderit Zotit, operacioni ditën e djeshme shkoi mirë. Shumë faleminderit të gjithëve ju miq për mesazhet dhe mbështetjen”, shkruan portieri bardheblu. Rikthimi i Selmanit tashmë nuk pritet të jetë më afër se fillimi i janarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco