Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Pas lamtumirës me PSG-në, Sergio Ramos dëshiron rikthimin në Spanjë

Pas lamtumirës me PSG-në, Sergio Ramos dëshiron rikthimin në Spanjë

16:32, 08/08/2023

Pas lamtumirës me PSG-në, Sergio Ramos ende nuk ka arritur të gjejë një ekip të ri. Mbrojtësit spanjoll i përfundoi kontrata në fund të sezonit dhe nuk e rinovoi atë me kampionët e Francëc.

Pak ditë më parë, u fol se ish-kapiteni i Real Madrid do të transferohej te Boca Junior, por nuk ndodhi diçka mes tyre. Siç raportojnë nga “AS”, Ramos kërkon të rikthehet te ish-klubi i tij, Sevilla.

Mbrojtësi spanjoll thuhet t’i ketë bërë të ditur drejtuesve andaluzianë se do të bënte çdo përpjekje nga ana ekonomike për t’u rikthyer. Rikujtojmë që Ramos bëri debutimin e tij me Sevillan në sezonin 2003-2004

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco