Babai i Neymarit hedh poshtë zërat e largimit nga PSG-ja

Babai i Neymarit hedh poshtë zërat e largimit nga PSG-ja

14:29, 08/08/2023

E ardhmja e Neymar mbetet e paqartë dhe duket se dëshira e madhe e lojtarit është që të largohet nga PSG-ja si fillim, e më pas të mendojë për një skuadër të re.

Mediat franceze kanë raportuar se braziliani ka kërkuar largim nga PSG-ja, por diçka e tillë u hodh poshtë nga babai i lojtarit.

Në një intervistë për brazilianen “PL Brasil”, babai i lojtarit u shpreh se nuk është e vërtetë diçka e tillë, duke shtuar se gazetat po shkruajnë lajme të rrema për lojtarin, teksa nuk arrin ta kuptojë arsyen se përse këto lajme po shpërndahen në këtë mënyrë.

“Nuk mund të konfirmoj një lajm që nuk ekziston. ‘L’Equipe’ është duke shpërndarë lajme të rreme. Informacioni po jepet nga disa të tjerë që nuk kanë lidhje dhe ne tani po mundohemi të gjejmë arsyet pse shpërndahen lajme të tilla”, tha i ati i brazilianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco