Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Manchester United po lufton me sauditët e pasur për lojtarin që shkëlqeu në Botërorin e Katarit

Manchester United po lufton me sauditët e pasur për lojtarin që shkëlqeu në Botërorin e Katarit

17:39, 11/07/2023

Manchester United iu bashkua garës me sauditët e pasur për yllin e kombëtares marokene, Sofyan Amrabat.

Amrabat ishte një nga lojtarët që ra në sy në Botërorin e fundit në Katar dhe ishte një nga kryesorët për fitimin e vendit të katërt historik të Marokut dhe prej kohësh ishte e qartë se ai do të largohet nga Fiorentina këtë verë.

Mesfushori mbrojtës 26-vjeçar ishte i lidhur me gjigantë të shumtë evropianë, por ofertat e para konkrete i mori nga Arabia Saudite.

Edhe pse këto janë oferta të majme në aspektin financiar, Amrabat vendosi të priste një ofertë nga Europa dhe ajo mbërriti nga Old Trafford.

Sipas gazetarit të Sky Sports, Florian Plettenberg, United ka dërguar një ofertë prej 40 milionë eurosh dhe pritet përgjigja e Fiorentinës.

Amraba padyshim mendon se në moshën 26-vjeçare është shumë herët që ai të largohet nga Kontinenti i Vjetër, ndaj nuk do të ishte çudi nëse do t'i thoshte "jo" sauditëve miliarder dhe do të vazhdonte karrierën e tij në një nga klubet më të mëdha në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco