Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Patrik Schick përfundon operacionin me sukses, Leverkusen nis sezonin pa sulmuesin

Patrik Schick përfundon operacionin me sukses, Leverkusen nis sezonin pa sulmuesin

17:36, 11/07/2023

 

Bayer Leverkusen do të detyrohet ta nisë sezonin e ri 2023-2024 pa një nga titullarët e ekipit. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin Partik Schick, i cili i është nënshtruar një operacioni.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman përmes një deklarate zyrtare në faqen e tyre ku bëhet i ditur operacioni i sulmuesit çek. Schick për fat të mirë doli nga operacioni me sukses dhe tashmë ka nisur fazën e rehabilitimit.

Koha e parashikuar që 27-vjeçari të qëndrojë jashtë fushave të lojës, është deri në mesin e tetorit. Schick nuk luan që nga marsi, dhe problemi i tij vazhdoi edhe për disa kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco