Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Tottenhami nënshkruan me sulmuesin izraelit të Shaktar Donetskut

Tottenhami nënshkruan me sulmuesin izraelit të Shaktar Donetskut

16:25, 11/07/2023

Tottenhami ka zyrtarizuar nënshkrimin me sulmuesin izraelit, Manor Solomon, i cili ka firmosur kontratë pesëvjeçare me “Spurs”-at.

Sulmuesi anësor sezonin e kaluar luajti në radhët e Fulhamit në formë huazimi nga Shakhtar Donetsku dhe shënoi pesë gola në 24 paraqitje në të gjitha garat për ekipin londinez.

Solomon (ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028) bëhet fytyra e tretë e re e klubit këtë verë pas marrëveshjes prej 40 milionë stërlinash për James Maddison dhe blerjes së portierit Guglielmo Vicarios për 17.3 milionë stërlina.

“Spurs”-at gjithashtu kanë bërë marrëveshje huazimi të përhershme për Dejan Kulesevskin dhe Pedro Porron këtë verë.

Solomon u largua si lojtar i lirë nga Shakhtar Donetsku këtë verë pas një vendimi të FIFA-s që lejonte futbollistët joukrainas të prishnin kontratat e tyre për shkak të luftës.

Solomon kishte gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij me Shakhtarin, e cila duhej të skadonte në dhjetor të këtij viti, por shtrirja e vendimit të FIFA-s për një vit tjetër e lejoi të largohej falas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco