Grumbullimi për sezonin e ri, flet pronari i Milanit: Kam një plan, punoj për të fituar gjithçka

Grumbullimi për sezonin e ri, flet pronari i Milanit: Kam një plan, punoj për të fituar gjithçka

15:47, 11/07/2023

Mëngjesin e së hënës, pak orë përpara grumbullimit, Xherri Kardinale, pronari i Milanit, i ka dërguar një mesazh trajnerit Stefano Pioli.

Disa fjali inkurajuese dhe urime për një sezon që duhet të mbyllet me gëzime.

“Dëshiroj t’ju uroj juve dhe ekipit më të mirën për fillimin e sezonit të ri. Ju lutem, dijeni dhe njoftoni lojtarët tanë të mrekullueshëm, se po punoj pa u lodhur për t’u siguruar që të jeni sa më të pajisur për të pasur sukses. Dua të fitoj në çdo gjë së bashku me ju dhe ne nuk mund ta bëjmë pa një plan, në baza të së cilit të ndërtojmë.

Mbështetuni tek unë dhe tek ekipi im i punës. Kemi të gjithë shumë besim te ju, te lojtarët tanë dhe mbështetjen e tifozëve tanë fantastikë. Faleminderit, miku im”, mësohet të ketë qenë teksti i Xherri Kardinales.

Sidoqoftë, goditjet e deritanishme nuk respektojnë pritshmëritë ndaj tifozët presin nga pronari që t’u bëjë sa më shpejt disa dhurata për ekipin e tyre të zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco