Teuta vazhdon fushatën e zyrtarizimeve, klubit i bashkohet edhe Arsid Kruja

Teuta vazhdon fushatën e zyrtarizimeve, klubit i bashkohet edhe Arsid Kruja

21:03, 06/07/2023

 

Vazhdojnë zyrtarizimet në shtëpinë e Teutës. Pas Realdo Filit dhe Aldi Gjumsit, klubi durrsak zyrtarizon edhe afrimin e ish-mesfusjorit të Vllaznisë, Arsid Kruja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Në të i jepet mirëseardhja mesfushorit 30-vjeçar që do të vihet menjëherë nën urdhrat e Diego Longos.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori i djathtë, Arsid Kruja është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 30 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Vllaznisë. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushori Arsid Kruja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhej në postimin e publikuar nga klubi durrsak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco