Xhaka i jep lamtumirën Arsenalit, gati për sfidën e re

Xhaka i jep lamtumirën Arsenalit, gati për sfidën e re

11:43, 04/07/2023

Arsenal do të përfitojë rreth 25 milionë euro nga shitja e Granit Xhakës teBayer Leverkusen.

Futbollisti me origjinë kosovare pritet të rikthehet në Gjermani, ndërsa vendin e tij në mesfushë tek topçinjtë do ta zërë Declan Rice.

Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe shpejt 30 vjeçari mund ta nisë punën nën urdhrat e trajnerit Xabi Alonso, shkruan mediumi britanik “The Athletic”.

Xhaka ishte pranë largimit nga “Emirates Stadium” edhe dy vjet më parë, por në fund dështuan bisedimet me Romën.

Menjëherë, lojtari kishte nënshkruar kontratë të re me klubin londinez në gusht të vitit 2021, por tani me shumë gjasa do të kthehet në Bundesligë një vit para se t’i skadojë kontrata.

Mesfushori 30 vjeçari i ishte bashkuar Arsenalit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu.

Gjatë kësaj kohe, Xhaka ka zhvilluar 297 ndeshje me klubin anglez, ndërsa ka realizuar 23 gola dhe ka dhuruar 29 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco