Pozitiv me doping, reagon peshngritësi Daniel Godelli: Kërkoj testin B, ajo substancë s'ka lidhje me këtë sport

Pozitiv me doping, reagon peshngritësi Daniel Godelli: Kërkoj testin B, ajo substancë s'ka lidhje me këtë sport

10:38, 04/07/2023

Sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA, në testin antidoping, peshëngritësit shqiptar nga Peqini është gjetur gjurmë të SARM, një medikament që përdorin në bodybuilding si alternativë të steroideve anabolik.

Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë sportisti nga Peqini në një status të tijin në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk e ka përdorur për doping dhe këtë gjë do ta sqarojë sipas tij në testin B të analizës.
Substanca e gjetur në trupin e sportistit shqiptarë është SARM, sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA. Ajo është i ndaluar dhe konsiderohet si doping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (WADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti rus Nikita Novikov.

“Për t'i paraprirë portaleve dhe televizoneve dhe për të qenë transparent dhe i sinqertë me ju, deklaroj që jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj dhe për këtë arsye kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajsinë time”, tha fillimisht Godelli dhe më pas vazhdoi: “Kjo pasi flitet për një garë ku unë isha i dëmtuar dhe rezultatet e mia ishin thjeshtë për pjesëmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike dhe jo për të garuar 100%. Kërkoj nga ju mirëkuptimin dhe bashkarisht të presim për rezultatet që do të dalin nga testimi i analizës B. Faleminderit”, thotë Godelli në reagimin në kanalet e komunikimit.

Ky është rasti i dytë i pozitivitetit, nëse konfirmohet zyrtarisht për Godellin, pas atij të 2014-s ku u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn, ku të dy rezultuan pozitivë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco