Neymar gjobitet me 3 milionë euro!

Neymar gjobitet me 3 milionë euro!

09:50, 04/07/2023

Edhe kur nuk është në fushën e gjelbër, Neymar arrin të bëjë që njerëzit të flasin për të. Keq. Autori i një sezoni ku në fokus kanë qenë dëmtimet e shpeshta, ylli brazilian e gjen veten të përfshirë në një histori qesharake. Të hënën, anësori i Paris Saint-Germain u gjobit me 3 milionë euro për "shkelje mjedisore në ndërtimin e një liqeni artificial" , në një nga vilat e tij rreth 130 km nga Rio, Brazil.

 

Këshilli bashkiak i Mangaratiba e mori këtë vendim, pasi autoritetet  raportuan "dhjetëra shkelje" , duke përfshirë "ekzekutimin e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim" , mbledhjen dhe devijimin e ujit të lumit dhe "heqjen bimësisë pa autorizim”. Në total, gjobat arrijnë në 3 milionë euro. Neymar tani ka 20 ditë për të apeluar. Duhet të theksohet se fillimisht dënimi ishte caktuar në rreth 920,000€. Më 22 qershor, sulmuesi 31-vjeçar organizoi një festë në vilën e tij, duke përfshirë edhe larjen në liqenin e tij artificial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco