E papritur nga Spanja për Keidi Baren, Espanjoli mendon largimin e mesfushorit kuqezi

E papritur nga Spanja për Keidi Baren, Espanjoli mendon largimin e mesfushorit kuqezi

22:56, 03/07/2023

Keidi Bare nuk ka kaluar vitin më të mirë të mundshëm të karrierës në këtë edicion në La Liga me Espanjolin.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka kaluar një kalvar të gjatë dëmtimesh që kufizuan praninë e tij në fushë dhe ai nuk ia doli që të ndihmonte skuadrën që të mbijetonte në La Liga.

Rënia nga kategoria dhe problemet financiare të klubit, bëjnë që tashmë e ardhmja e Bares te Espanjol të vihet në diskutim.

Edhe pse trajneri Luis Garcia nuk e ka nxjerrë jashtë planeve të tij dhe mendon ta aktivizojë në La Liga 2, nëse qëndron, klubi nuk përjashton mundësinë e shitjes, për të përfituar një shumë të rëndësishme ekonomike në mënyrë që të zgjidhë telashe financiare.

Thuajse të gjithë lojtarët e Espanjol janë në shitje pikërisht për këtë arsye, por sipas “La Grada”, Bare është një nga ato tek të cilët klubi shpreson se mund të sigurojë shifra të rëndësishme, për të kapërcyer situatën ekonomike.

Futbollisti është ende me pushime, për shkak se ka qenë i impenjuar me kombëtaren në qershor, por me kthimin e tij në klub, palët pritet të ulen në tavolinë dhe të vendosin për të ardhmen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco