Firmino kryen testet e para mjekësore, drejt zyrtarizimit në Arabinë Saudite

Firmino kryen testet e para mjekësore, drejt zyrtarizimit në Arabinë Saudite

20:56, 03/07/2023

Roberto Firmino është afër kompletimit të transferimit tek Al-Ahli.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi brazilian ka kryer tashmë pjesën e parë të testeve mjekësore te klubi saudit.

Firmino tani thuhet se është i vendosur të kontrollojë dhe të nënshkruajë të gjitha dokumentet.

Pas kësaj, klubi nga Arabia Saudite do të njoftojë edhe zyrtarisht për marrëveshjen me 31-vjeçarin.

Kujtojmë se lojtari i Brazilit tek Al-Ahli do të kalojë si futbollist i lirë, teksa do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.

Firmino u largua nga Liverpooli këtë verë, kur edhe i skadoi kontrata.

Ai ishte pjesë e “Të Kuqve” nga viti 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco