Allegri kërkon garanci në mbrojtjen e Juventusit

Allegri kërkon garanci në mbrojtjen e Juventusit

21:32, 03/07/2023

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit nevojën për një mbrojtës.

Me Leonardo Bonuçin që nuk ofron garancinë e dikurshme dhe me Gleison Bremer në merkato, tekniku livornez ndjen detyrimin për të shtuar sigurinë në prapavijë.

I përzgjedhuri është Aymeric Laporte i cili në sezonin e fundit përfundoi në një rezervë luksi te Manchester City i Pep Guardiolës.

Në këtë formë, 29-vjeçari është i gatshëm të largohet dhe të nisë një eksperiencë të re ku të ndihet sërish i rëndësishëm e mbi të gjitha titullar.

Bardhezinjtë janë të gatshëm t’ia plotësojnë Laporte këtë dëshirë, por problemi qëndron se nuk janë të vetmit në garë për shërbimet e francezit të natyralizuar në spanjoll.

Arsenali është një nga klubet që kërkon të joshë Laporte dhe “Topçinjtë” kanë një armë si trajneri Mikel Arteta.

Ky i fundit ka bashkëpunuar me Laporte te City gjatë periudhës që ishte ndihmësi i Guardiolës dhe ende ruan raporte optimale me mbrojtësin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco