Bayern Munchen bën goditjen e parë të madhe, planifikohen vizitat mjekësore për një kampion

Bayern Munchen bën goditjen e parë të madhe, planifikohen vizitat mjekësore për një kampion

19:24, 03/07/2023

Bayern Munchen e ka nisur merkaton e verës me një goditje të madhe, duke afruar në skuadër mbrojtësin që doli kampion me Napolin, Kim Min Jae.

26-vjeçari nga Koreja e Jugut ka treguar një formë të jashtëzakonshme me Napolin këtë sezon dhe ra në sytë e shumë skuadrave në Europë mes të cilave ishin Manchester Junajtid e Bayern Munchen.

Këta të fundit ishin më konkretë me ofertën e tyre duke paguar klauzolën prej 50 milionë eurosh.

Mbrojtësi do të mbërrijë në Mynih ditën e nesërme dhe të mërkurën do të kryejë edhe vizitat mjekësore para se të zyrtarizohet nga bavarezët.

Nga transferimi në Mynih, Kim merr edhe një rritje të konsiderueshme të pagës e cila nga 2.5 milionë euro shkon në 7.5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco