Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ Narko-shteti në sytë e një gazetari italian. Flet për Syri Tv Giorgio Mottola

Pas pasaportës shqiptare, sulmuesi merr ofertë nga klubi i madh rus

Pas pasaportës shqiptare, sulmuesi merr ofertë nga klubi i madh rus

19:15, 03/07/2023

Mirlind Daku pranë një hapi të madh në karrierë. Sulmuesi 25-vjeçar që është në pronësi të kroatëve të Osijek, kërkohet me ngulm nga rusët e Rubin Kazanit, të cilët po bëjnë maksimumin për ta transferuar këtë verë.

Klubi rus ka ofruar rreth 1.2 milionë euro për kartonin e Dakut, që sezonin e fundit ishte në huazim te klubi slloven i Murës.

Pikërisht 24 golat e shënuar në 29 ndeshje me këta të fundit, bënë që Daku të tërhiqte vëmendjen e shumë klubeve, me Rubin Kazan që ka hedhur hapa konkretë për blerjen e kartonit të tij.

Vetë sulmuesi duket se ka pranuar termat ekonomikë të ofruar nga klubi dhe pritet që edhe kroatët e Osijek të ‘ndezin dritën jeshile’ për t’i hapur udhë kompletimit të transferimit.

Vlen të theksohet se Mirldin Daku u pajis pak ditë më parë edhe me pasaportën shqiptare, teksa gjasat janë që të grumbullohet nga kombëtarja kuqezi e Sylvinhos, duke nisur nga eliminatoret e muajit shtator.

Më herët Mirlind Daku ka luajtur me Kosovën U21, teksa numëron edhe 5 miqësore me skuadrën e parë, që gjithsesi nuk e pengojnë të ndryshojë përfaqësuese dhe të veshë fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco