Cristiano Ronaldo zgjedh edhe portierin e ri, De Gea tek Al Nassr...?

Cristiano Ronaldo zgjedh edhe portierin e ri, De Gea tek Al Nassr...?

12:01, 03/07/2023

Skuadra e Al Nassr është në kërkim të një portieri dhe sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo, që prej disa muajsh luan me ekipin arab, ka sugjeruar 32-vjeçarin spanjoll David De Gea.

Kontrata e tij me Manchester United ka skaduar që prej 3 ditësh dhe ende nuk e ka rinovuar atë.

Manchester United i ka ofruar rinovimin me një vit, por duket se ofertat që vijnë nga Arabia e kanë joshur portierin spanjoll.

Për më tepër që shkesë për këtë transferim tek ekipi i Al Nassr po bëhet Cristiano Ronaldo, ish-shoku i skuadrës dikur te Manchester United.

Në këtë moment të karrierës së tij, transferimi te skuadra arabe mund të jetë zgjidhja më e mirë për portierin e kombëtares spanjolle, që edhe tek “djajtë e kuq” nuk është më i paprekshëm. Duket se CR7 i beson shumë portierin veteran, ndaj është gati ta sjellë në Arabi.

Prej ditësh është përfolur për një ofertë nga Lindja e Mesme në adresë të De Gea, por portieri nuk ka vendosur ende, duke mbajtur peng edhe transferimin e Onana nga Interi te Manchester United.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco