Ish-ndihmësi i Guardiolës i rikthehet finales: Gabimi i Lukakut na dha trofeun

Ish-ndihmësi i Guardiolës i rikthehet finales: Gabimi i Lukakut na dha trofeun

11:37, 03/07/2023

Manchester City fitoi të parin trofe të Champions League teksa mposhti Interin me rezultatin e ngushtë 1-0.

Zikaltrit ishin autorë të një paraqitje të shkëlqyer përballë makinerisë së ndërtuar nga trajneri Pep Guardiola, por në fund u desh të dorëzoheshin edhe sepse gabuan shumë raste para portës së Ederson.

Fatale ishte mundësia e Romelu Lukakut që nga shumë pranë portës gaboi shënjestër në goditjen e tij me kokë.

Në lidhje me këtë rast, rikthehet të komentojë ish-ndihmësi i Pep Guardiolës sezonin e kaluar, Enzo Maresca.

Ish-futbollisti që tashmë është në krye të Leicester, shprehet se ai gabim nga ana e sulmuesit belg ishte vendimtar në triumfin e Cityt.

“Ajo që arritëm me Cityn ishte diçka historike, diçka e jashtëzakonshme. Fituam tre tituj brenda një sezoni dhe ishte shumë bukur ta përjetoje si ndjesi.

Guardiola u shpreh se e fituam Championsin falë gabimit të Lukakut? Ka qenë me siguri një mënyrë për të theksuar se në këto ndeshje, episodet janë vendimtare dhe që detajet bëjnë diferencën. Sigurisht, edhe unë e pranoj se ai detaj ishte thelbësor në finale, megjithatë dua të theksoj se Interi zhvilloi një ndeshje perfekte”, u shpreh Maresca.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco