Tenis/ Tërhiqet pak orë para startit, ‘Wimbledon’ humbet finalistin e sezonit të kaluar

Tenis/ Tërhiqet pak orë para startit, ‘Wimbledon’ humbet finalistin e sezonit të kaluar

10:56, 03/07/2023

Ditën e sotme do të startojë një nga eventet kryesorë të tenisit siç është “Wimbledon”.

Por, pak orë para startit, Grand Slami i tretë sezonal humbet një prej protagonistëve kryesorë pasi Nick Kyrgios njoftoi në orët e vona së të dielës se i duhej të tërhiqej.

Tenisti australian ka vuajtur problemet fizike në këtë periudhë dhe së fundmi bëri të ditur se e ka të pamundur të marrë pjesë në “Wimbledon” pasi ndjen shqetësime në kyçin e dorës.

“Këtë periudhë kam pasur shumë probleme fizike dhe në Mallorca ndjeva shqetësime në kyçin e dorës. Vendosa t’i bëja një skaner dhe zbulova se kisha një problem në ligament. Bëra gjithçka ishte e mundur për të qenë gati dhe për të luajtur në ‘Wimbledon’, por koha nuk ishte në favorin tim. Do të kthehem shpejt dhe si gjithnjë e vlerësoj shumë mbështetjen e fansave të mi”, u shpreh Kyrgios nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

Kyrgios ishte shortuar në raundin e parë të “Wimbledon” me David Goffin me belgun që tashmë do të kalojë automatikisht në raundin e dytë.

Kujtojmë se Kyrgios në sezonin e shkuar mbërriti deri në finalen e “Wimbledon” aty ku u mposht nga Novak Djokovic.

Tashmë edhe me Kyrgios jashtë, “Wimbledon” humbet një tjetër personazh pas Rafael Nadal apo edhe Emma Raducanu te femrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco