Guardiola bën gati mbi 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Guardiola bën gati mbi 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

10:26, 03/07/2023

Vetëm Mateo Kovaçiç nuk mjafton për të zëvendësuar largimin e Ilkai Gyndoan.

Të paktën ky është mesazhi që ka dashur të japë Pep Guardiola, duke parë lajmet e fundit që vijnë nga Anglia.

Pasi ka përshëndetur kapitenin e tij, trajneri spanjoll kërkon një tjetër mesfushor, madje me cilësi edhe më teknike sesa Kovaçiç, i cili la Çelsin për t’iu bashkuar “Qytetarëve”.

Edhe pse ëndrra e tij siç dihet ishte bavarezi Joshua Kimish, ky pas një tantative të parë në të cilën u josh, papritur ndërroi mendjen dhe iu desh të refuzonte njeriun që e transformoi nga mbrojtës krahu në një organizator përpara mbrojtjes.

Dhe kush mbetej tashmë, për të plotësuar kërkesat e Guardiolës? Pa dyshim Frenki De Jong, një tjetër dëshirë e vjetër e trajnerit të Mançester Sitit, por gjithashtu një objektiv i kushërinjve të Mançester Junajtid.

Image

Fantazisti që la Ajaksin në verën e vitit 2019 për një shifër prej 87 milionë eurosh nuk arriti që të rritej në nivelet e tij të vërtetë, derisa në stol erdhi Ksavi Hernandez, i cili duke luajtur në të kaluarën në të njëjtin rol si De Jong, arriti që t’i ingranojë marshin e duhur dhe diçka e tillë i ra në sy pikërisht Guardiolës, i cili është gati të bëjë çmendurira për holandezin.

Ndonëse oferta zyrtare nuk është dërguar ende, në Angli flasim për një çek prej 105-110 milionë eurosh për Barcelonën.

Shifra është më shumë se tunduese, duke menduar se katalanasit nuk janë në një pozitë shumë të favorshme ekonomike dhe për të blerë lojtarë, ose duhet të ulin buxhetin e pagave, ose duhet të sakrifikojnë një nga yjet.

Dhe pikërisht nga kjo situatë Pep Guardiola kërkon të përfitojë, ndonëse fansat e Barcelonës, nuk do të jenë shumë të lumtur për këtë stërkëmbësh që po përgatit njeriu që pikërisht nën drejtimin e Mesit me shokë u dhuroi tripletën vite më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco