Patrick Vieira rikthehet në Ligue 1, merr drejtimin e skuadrës së njohur franceze

Patrick Vieira rikthehet në Ligue 1, merr drejtimin e skuadrës së njohur franceze

09:32, 03/07/2023

Patrick Vieira është emëruar trajner te Strasbourg.

Klubi francez njoftoi zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me ish-lojtarin e Francës.

Vieira me Strasbourgun ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Për 47-vjeçarin është ky një rikthim në Ligue 1. Ai nga korriku i vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2020 kishte udhëhequr Nice.

Patrick Vieira në dy sezonet e fundit ishte trajner i Crystal Palace.

Legjenda franceze më herët ka drejtuar edhe skuadrën nga MLS, New York City. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco