Inter Miami tentoi Di Marian dhe Suarezin, e zbulon presidenti i klubit

Inter Miami tentoi Di Marian dhe Suarezin, e zbulon presidenti i klubit

08:43, 03/07/2023

Jorge Mas, presidenti i Inter Miamit, zbuloi se u përpoq, pas Lionel Messit dhe Sergio Busquets, të siguronte nënshkrimin e Angel Di Marías, i cili nuk pranoi të shkonte në Florida, pasi ka në plan të kthehet në Portugali, te skuadra që e bëri të famshëm në futbollit elitar europian, Benfica.

“Ne folëm me Di Marían, por duket se ai është gati të nënshkruajë për një ekip tjetër”, tha Mas për El País, duke zbuluar gjithashtu pengesat që kanë dalë në pah për nënshkrimin me uruguaianin Luis Suarez: “Ai ka një kontratë me Grêmion, me një klauzolë përfundimi. Nuk e di nëse do të largohet prej andej”, tha Mas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco