Luajti për Shqipërinë, por në  fund zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, flet Rashica: Më bënë tradhtar të kombit

Luajti për Shqipërinë, por në fund zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, flet Rashica: Më bënë tradhtar të kombit

12:06, 02/07/2023

Sulmuesi Dardan, Milot Rashica ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Oxygen” , ku ndër temat e shumta të diskutuara ishte edhe ajo kur zgjodhi të luaj për Kosovën, teksa më parë kishte mbajtur veshur fanellën e kombëtares shqiptare në dy miqësore.

Rashica u shpreh se një pjesë e konsideruan si tradhtar të kombit, por ai e sheh zgjedhjen e tij si të natyrshme, duke qenë se ka lindur dhe është rritur në Kosovë.

“ Në momentin që Kosova është pranuar në FIFA dhe UEFA dhe që kemi patur mundësi të luajmë ndeshje zyrtare si krejt shtetet e tjera të botës, unë isha një ndër të parët që jam kthyer në Kosovë. Më pas erdhën edhe lojtarë të tjerë.

Për disa kohë më etiketuan si tradhtar të kombit, pasi lashë Shqipërinë dhe erdhë në Kosovë. Unë kam lindur në Kosovë, kam kryer shkollën këtu, familjen e kam këtu. Unë nga Kosova kam dalë, deri në moshën 18 vjeçare kam jetuar këtu”, ka thënë Rashica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco