Bufon merr ofertë ‘mbretërore’ nga Arabia Saudite

Bufon merr ofertë ‘mbretërore’ nga Arabia Saudite

11:15, 02/07/2023

Merkatoja e verës ka qenë e jashtëzakonshme në Arabinë Saudite duke qenë se kohët e fundit janë afruar shumë futbollistë të njohur nga Europa por pritet që të ketë edhe shumë lëvizje të tjera.

Së fundmi, Al Hilal ka kërkuar portierin Xhanluixhi Bufon.

Gardianit që mbron portën e Parmës në Itali, i janë ofruar 30 milionë euro në sezon dhe nëse pranon që të transferohet në Arabi, ai do të bëhej italiani i dytë që do të firmoste me Al Hilal pasi në të shkuarën ka qenë edhe Sebastian Xhovinko.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Bufon është aktualisht në një fazë ku po mendon për të ardhmen e tij dhe në kokë ka tre plane të ndryshme. Ai është mes Parmës dhe Arabisë, por një opsion i tretë është edhe lamtumira nga futbolli i luajtur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco