E mbylli me futbollin e luajtur, por Fabregas qëndron në krye të një projekti të madh në Itali

E mbylli me futbollin e luajtur, por Fabregas qëndron në krye të një projekti të madh në Itali

09:51, 02/07/2023

Mesfushori legjendar i Arsenalit dhe Barcelonës, Cesc Fabregas, ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë” pas një karriere mjaft të lavdishme. Por, megjithatë ai do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit, pasi është në krye të një projekti të madh te Como.

Mesfushori i famshëm spanjoll mblodhi gjigantët e futbollit në një resort luksoz italian në liqenin e Comos, ku një ekip futbollistësh të famshëm po përpiqet të krijojë një projekt dhe të prezantojë ekipin në Serinë A.

Përveç Fabregas, i cili është një nga bashkëpronarët e klubit, aty është edhe legjendari Thierry Henry, dhe pjesë e drejtuesve të klubit është dhe ish-lojtari i Chelsea, Dennis Wise.

Fabregas luajti 17 ndeshje për Como sezonin e kaluar, ndërsa tani i ka dhënë fund karrierës së tij të pasur dhe i është përkushtuar menjëherë trainingut. Krahas detyrës së bashkëpronarit të klubit, ai do të jetë trajner i ekipit të dytë dhe drejtues i akademisë së të rinjve të kësaj skuadre italiane.

 

 

Spanjolli i famshëm e filloi karrierën e tij te Arsenal ku luajti 303 ndeshje, shënoi 57 gola dhe fitoi FA Cup. Ai ishte kapiten i Topçinjëve dhe aty vendosi emrin e tij ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Barcelona e afroi atë në vitin 2011, dhe Fabregas kaloi tre sezone në Katalonjë. Ai gjithashtu luajti për Chelsean, Monacon dhe klubin e fundit Como.

Më e rëndësishmja, Fabregas ishte pjesë e gjeneratës së artë të kombëtares spanjolle, për të cilën bëri 110 paraqitje dhe ishte pjesë kyçe e gjeneratës që fitoi dy kampionate evropiane dhe një botërorë në katër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco