Përfundon telenovela Brozovic, ja çfarë do të ndodhë me mesfushorin kroat

Përfundon telenovela Brozovic, ja çfarë do të ndodhë me mesfushorin kroat

22:45, 01/07/2023

Mbyllet me fund të lumtur telenovela Marcelo Brozoviç. Pas takimit të realizuar pasditen e sotme, Interi ka arritur marrëveshjen me arabët e Al Nassr, për shitjen e mesfushorit kroat. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia.  
18 milionë do të shkojnë për Interin, shifër kjo që plotësoi kërkesat e klubit pas ngërçit të krijuar pak ditë më parë. Pas 8 vitesh, mesfushori kroat do t’i thotë kështu lamtumirë, klubi zikaltër me të cilët fitoi 1 kampionat, 2 Kupa Italia, 2 Superkupa të Italisë, si dhe humbi 2 finale, atë të Europa League në vitin 2020 dhe Champions-in një muaj më parë.  

Tani pritet që klubi saudit të mbyllë detajet e fundit që kanë mbetur për t’u depozituar, por operacioni në fakt ka pasur fundin e tij, me një përfundim të lumtur për klubin nga Riadi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco