Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Manchester City, akuza të reja për sponsorizime fiktive

Manchester City, akuza të reja për sponsorizime fiktive

20:04, 30/06/2023

Financime fiktive, të cilat klubi provoi t’i pasqyronte si sponsorizime në vlerën e 35-40 milionë eurove ndërmjet vitit 2012 dhe 2013. Këto janë detajet e zbuluara nga një dokument i UEFA-s, në hetimin për Manchester City. Në bilancet e klubit, shifra thuhej se vinte nga kompania “Etisalat”.

Por në fakt në raportin që nuk u bë asnjëherë publik konfirmohej se vinte nga grupi “Abu Dhabi United Group”, i cili është në pronësi të sheikut Mansour. Praktikisht, Manchester City kalonte lekë në llogaritë e veta, duke u shfaqur ato si sponsorizime.

Sipas asaj që paraqitej në raport, nga seanca dëgjimore e Komisionit të disiplinës së UEFA-s, sitizëns pretendonin se paratë ishin paguar nga Jaber Mohamed. Hetimet nuk arritën në asnjë moment të zbulonin identitetin e vërtetë të personazhit misterioz. Klubi nga ana e tij pretendonte se Mohamed ishte një person që kujdesej për shërbimet financiare dhe ndërmjetësimin e kompanive në Emiratet e Bashkuara Arabe“.

Sipas avokatëve, shifra financiare nga “Etisalat” ishte shlyerja e një borxhi ndaj pronarit të klubit. Argumenti nuk u pranua nga UEFA, që e përjashtoi Manchester City-n për dy vjet nga kupat e Europës. Megjithatë, vendimi u hodh poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, sepse ishte marrë për shkelje të cilave u kishte kaluar afati i dënimit.

Gjithsesi, për disa krime në Angli nuk ekzistojnë afatet e dënimit. Për këtë arsye, akuza për sponsorizime fiktive te Manchester City mbetet në listën e 115 shkeljeve të rregulloreve financiare, të evidentuara nga Federata e Futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco