Pas 44 vitesh, femrat në Iran lejohen sërish të shkojnë në ndeshje futbolli

Pas 44 vitesh, femrat në Iran lejohen sërish të shkojnë në ndeshje futbolli

18:15, 30/06/2023

Këshilli i Lartë për Sigurinë Shtetërore në Iran ka lejuar gratë të hyjnë në stadiume për të parë ndeshje futbolli, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, tha se stadiumet "Gol Gohar" në Sirjan, "Naghsh-e Jahan" dhe "Foolad Sahr" në Isfahan dhe "Gadir" në Ahvaz do të hapen për gratë, ndërsa stadiumi. "Azadi" në Teheran duhet të përgatitet

"Gratë kanë mundësi të vizitojnë stadiumet. Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë e Shtetit mori një vendim të tillë. Është caktuar një grup pune për zbatimin e projektit, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Sporteve dhe Politikës Rinore, Asambleja Kombëtare e Irani dhe dy institucione të Ministrisë së Informacionit janë duke zhvilluar një plan për zbatimin e reformave”, tha Taj.

Gratë në Iran janë ndaluar të marrin pjesë në ngjarje sportive për meshkuj që nga Revolucioni Islamik në 1979.

Në vitin 2018, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, autoritetet iraniane lejuan gratë që herë pas here të ndiqnin ndeshjet e futbollit të kombëtares iraniane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco