Diskutohet e ardhmja e Mbappe, nesër mund të jetë pika e kthesës

Diskutohet e ardhmja e Mbappe, nesër mund të jetë pika e kthesës

18:54, 29/06/2023

Siç raporton “Marca”, një takim mes përfaqësuesve të Kylian Mbappe dhe drejtuesve të PSG-së është planifikuar për nesër, ku prezent do të jetë nëna e tij Fayza Lamari dhe Nasser Al-Khelaifi , presidenti i parisienëve.

Një takim që mund të zhbllokojë menjëherë pozicionin e lojtarit, i cili mund të transferohet te Real Madrid që në fillim të kësaj vere. Kujtojmë se javët e fundit Mbappe i dërgoi një letër PSG-së duke bërë të ditur se nuk do të aktivizojë opsionin e rinovimit deri në vitin 2025 dhe për këtë arsye do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco