Lajmi i fundit

VIDEO-E vranë, e zhveshën dhe i zhdukën dokumentet/ Si u ekzekutua recepsionisti në Dhërmi

N'Golo Kante blen një klub futbolli në Belgjikë

N'Golo Kante blen një klub futbolli në Belgjikë

18:43, 29/06/2023

N’Golo Kante është pronari i ri i Royal Excelsior Virton.

Mesfushori francez, i cili u largua nga Chelsea pak ditë më parë për t’u transferuar në Arabinë Saudite, do të mbetet i lidhur me futbollin evropian.

Klubi belg luan në kategorinë e tretë (pasi përfundoi i fundit në Challenger Pro League), ndërsa ishte në pronësinë e biznesmenit luksemburgas Flavio Becca, i cili e kishte marrë përsipër në vitin 2018.

“Flavio është jashtëzakonisht i lumtur që mund t’i dorëzojë çelësat e klubit N’Golo Kantes, një lojtar i klasit të madh, jo vetëm për cilësitë e tij futbollistike, por edhe dhe mbi të gjitha për cilësitë njerëzore të njohura unanimisht”,-thuhet në njoftimin për shtyp të Royal Excelsior Virton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco