Refuzoi çdo ofertë nga Arabia Saudite, Modric vendos për të ardhmen

Refuzoi çdo ofertë nga Arabia Saudite, Modric vendos për të ardhmen

16:58, 22/06/2023

Shumë emra të mëdhenj të futbollit europian, do të luajnë që nga sezoni i ardhshëm në Arabinë Saudite. Një prej tyre thuhej se do të ishte Luka Modric, veterani i Real Madridit.

Sipas prestigjiozes “Marca”, mesfushori 37-vjeçar i ka refuzuar të gjitha ofertat që i kanë ardhur nga Arabia Saudite. Gjithashtu, Modric tashmë është pranë marrëveshjes me Real Madridin për të zgjatur bashkëpunimin.

Kontrata e re e veteranit kroat është gati për t’u rinovuar edhe për një sezon me “los blancos”. Rinovimi i Modric deri në vitin 2024 pritet të zyrtarizohet nga Real Madrid ditën e hënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco