Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Narko-shteti i Edi Ramës dhe protestat e opozitës

Lukaku: E duam Interin, do të kthehemi të luftojmë për të shkruar historinë

Lukaku: E duam Interin, do të kthehemi të luftojmë për të shkruar historinë

19:34, 13/06/2023

 

Lukaku kërkon të qëndrojë në Milano. Tashmë topi kalon në anën e klubit që duhet të negociojë rinovimin e huazimit me Chelsea, por sulmuesi belg flet qartë dhe largon edhe zërat e fundit që vijnë nga Franca për një interesim të arabëve të Al-Hilal.

Mesazhi i fundit i sulmuesit në rrjetet sociale në lë vend për keqkuptime: “Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë tifozët e Interit për dashurinë dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë sezonit. Na keni qëndruar pranë në çdo moment dhe dua t’iu falënderoj për këtë.

Nuk duhej të ndodhte…Dhamë gjithçka. Jemi të gjithë të mërzitur ne që e duam këtë klub…Por Interi është i uritur dhe do të rikthehemi të luftojmë, me shpresën se një ditë do të arrijmë atë moment ku shkruhet historia”, shkruan mes të tjerash Lukaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco