Në natën e yjeve të kampionëve, Kristjan Asllani i pari lojtar shqiptar që mund të ngrejë trofeun e Champions League

Në natën e yjeve të kampionëve, Kristjan Asllani i pari lojtar shqiptar që mund të ngrejë trofeun e Champions League

14:10, 10/06/2023

Inter  sot do të zbresë në fushën e blertë të stadiumit “Ataturk” në Stamboll, ku do të përballet ndaj ekipit më të fortë të momentit në të gjithë botën, Manchester City.

Interi arriti në finalen e Champions League pas 13 viteve, duke mposhtur në gjysmëfinalet Milanin me një rezultat të përgjithshëm 3-0.

Lumturi e madhe për klubin zikaltër, por edhe një ditë historike për një lojtar të kombëtares së Shqipërisë.

Kristjan Asllani, mesfushori 21-vjeçar, bëhet futbollisti i parë shqiptar që prek një finale të Champions League. Kjo është një arritje e madhe në karrierën e tij

Nuk dihet nëse Inzaghi do t’i besojë pak minuta në këmbët e Kristjan Asllanit, por ajo që dihet është se nëse Interi bën mrekullinë dhe e fiton këtë finale të jashtëzakonshme, atëherë Asllani do të bëhet lojtari i parë shqiptar që e ngre trofeun më të rëndësishëm për klube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco