'Frikë kam vetëm Zotin', Onana: City i fortë? Ta tregoj kundër nesh në fushën e blertë

'Frikë kam vetëm Zotin', Onana: City i fortë? Ta tregoj kundër nesh në fushën e blertë

12:31, 10/06/2023

Portieri i Interit, Andra Onana ka folur para finales së sotme kundër Manchester City në Champions League.

Portieri kamerunas i zikaltërve është një nga pikat më të forta të skuadrës së Inzagit. Ai është intervistuar nga “Manchester Evening News”, duke shprehur bindjen se Interi i tij mund t’ia dalë përballë City.

“City ka ndoshta skuadrën më të mirë në botë, por do të duhet ta tregojë kundër nesh në fushë. Personalisht jam i qetë, pse të mos jem i qetë? Nuk kam presion mbi mua. Të gjithë ne e dimë se nuk do të jetë e thjeshtë, por ne do të jemi atje për të luajtur për 90 minuta në kërkim të lavdisë. Sigurisht që ata do të kenë më shumë presion, por ky është futbolli. Në këtë jetë kam frikë vetëm nga Zoti, por për fat ai nuk do të jetë në fushë kundër nesh. Në fushë jemi 11 burra kundër 11 burrave dhe nuk na trembin”, tha Onana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco