Laçi: Do të japim maksimumin, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve

Laçi: Do të japim maksimumin, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve

11:54, 10/06/2023

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë që do të zhvillohet më 17 qershor në shtëpinë e kuqezinjve, ‘Air Albania’ dhe më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë.

Në prag të sfidës së parë ndaj Moldavisë, futbollisti i Kombëtares, Qazim Laçi, i cili fitoi pak ditë më parë kampiontin çek të futbollit me skuadrën e Spartës së Pragës, doli këtë të shtunë në një konferencë për media, ku iu përgjigjën edhe interesit të gazetarëve të pranishëm.

Laçi u shpreh e të gjithë janë gati për dy ndeshjet, ndërsa shtoi se çdo kundërshtar në vetvete është i fortë.

Si ndjehesh në këtë grumbullim? “Trajneri ka besim te unë dhe unë do jap maksimumin si gjithmonë.”

Si i parashikoni ndeshjet? “Kjo kombëtare ka shumë eksperiencë si dhe shumë lojtarë të rinj me talent, ne do bëjmë maksimumin.”

Kohë pushimesh, a jeni gati për ndeshjen? “Nuk besoj se lojtarët e kanë mendjen te pushimet, jemi profesionista, nuk është hera e parë që na ndodh, të gjithë lojtarët do japin maksimumin për Kombëtaren.”

Kundërshtarë të thjeshtë: “Nuk mendoj se ka ekipe më të fortë apo më të dobët, të gjithë jemi njësoj. Por ne kemi lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë dhe do japim maksimumin për të fituar patjetër.”

Presion: “Nuk besoj se kemi presion, por kemi dëshirë për të luajtuar, lojtarët e rinj marrin eksperiencë nga lojtarë si Sadiku, atmosfera është shumë e mirë.”

Jeni gati për ndeshjet? “Po punojmë shumë mirë me Sylvinhon, të gjithë lojtarët po japin maksimumin dhe të gjithë do jenë gati për dy ndeshjet që kemi.”

Tifozët: “Kemi shumë nevoj për tifozët, sidomos ndeshja e parë me Moldavinë do jetë shumë e rëndësishme që të marrim fitore, ndaj do kemi shumë nevojë për tifozët tanë.”

Sezoni personal: “Sezoni ishte shumë i mirë për mua dhe ndjehem shumë i kënaqur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco