Haaland-Lautaro, finalja edhe për fronin e golit: Të dy mund të bëhen legjenda…

Haaland-Lautaro, finalja edhe për fronin e golit: Të dy mund të bëhen legjenda…

11:28, 10/06/2023

Ëndrra dhe lutje me nuanca të ndryshme. Të shenjta dhe profane, që përzihen duke imagjinuar dy epilogë krejtësisht të kundërt në fund të 90 minutave, të cilët mund të bëhen 120 ose edhe më shumë në rastin e një llotarie penalltish, që shënojnë fatin: a do të jetë “ferr” apo “parajsë”?

Atyre iu janë besuar shpresat e tifozëve të Manchester City dhe Interit. Ka nga ata që dëshirojnë t’i shohin në një mbrëmje tjetër të përbashkët, në të cilën është e vështirë ose pothuajse e pamundur t’i ndalosh. Ata që dëshirojnë t’i shohin të kalojnë një natë të hidhur, në

të cilën vetë luftojnë për të eklipsuar njëri-tjetrin, duhet të presin leksione se si lëndohet mbrojtja kundërshtare.

Erling Braut Haaland dhe Lautaro Martinez janë padyshim protagonistët më të shumëpritur të finales së Ligës së Kampionëve, e planifikuar për sonte në Stamboll. Sulmuesi norvegjez dhe

“Demi” zikaltër, respektivisht, tërhoqën deri këtu ‘qytetarët’ e Pep Guardiolës dhe Interin e Simone Inzaghit, në aktin e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm dhe prestigjioz evropian për klube, si dhe firmosën në mënyrë të pashlyeshme dy titujt e parë të fituar nga të dyja skuadrat.

Të dyja skuadrat janë në kërkim të trofeut të tretë, tripletës, pasi kanë fituar Premier League dhe “FA Cup” nga njëra anë dhe Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë nga ana tjetër. Sukseset në të cilat nuk mund të mungonin “marka” e Erling Haaland dhe Lautaro Martinez, autorë të sezoneve respektive të jashtëzakonshme.

Tani, megjithatë, të dy janë thirrur në testin e lakmusit. Ka ardhur momenti i së vërtetës; historia duhet të shkruhet në Stamboll dhe shpresat e tifozëve, por jo vetëm të tyre, janë në kokën dhe këmbët e tyre.

Një besim i pakushtëzuar te të dy. Lautaro dhe Haaland do të duhet të përpiqen ta shndërrojnë në atë ngarkesë emocionale që mund të ndryshojë vërtet fatin e finales së stadiumit “Ataturk”, në fushë. Një natë për zemrat dhe kampionët e vërtetë, që Haaland dhe Lautaro kanë treguar se e meritojnë, në pritje të shenjtërimit përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco