Policia në Katalonjë ka arrestuar sot 25 anëtarë të fraksionit radikal Casuals, pjesë e grupit të tifozëve të Barcelonës Boixos Nois, të cilët dyshohen për vrasje, rrëmbim, zhvatje, armëmbajtje pa leje, shkelje të rendit publik.
Aksioni kundër tifozëve radikalë të futbollit filloi mëngjesin e djeshëm në pjesë të ndryshme të Katalonjës, një provincë përndryshe autonome me 7.5 milionë banorë në Spanjën verilindore.
"Operacioni po zhvillohet në zonën më të gjerë metropolitane të Barcelonës. Janë kontrolluar 17 ndërtesa dhe aktualisht 25 anëtarë të Casuals, fraksioni më i dhunshëm i Boixos Nois, janë arrestuar", tha policia katalanase Mossos D. 'Esquadra.
🔴 Operación policial para desmantelar a los Casuals, grupo criminal de radicales del Barcelona https://t.co/TUcNnJG0VQ
— MARCA (@marca) June 9, 2023
Policia nuk përjashton arrestime të tjera, ndërsa kërkimi për kreun e këtij grupi vijon.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ende nuk dihet publikisht përmbajtja e urdhrit të gjykatës, pra detajet e krimeve për të cilat janë arrestuar të dyshuarit.
Al menos 17 detenidos en la operación de los Mossos para desmantelar a los Casuals, un grupo radical y violento de hinchas del FC Barcelona https://t.co/ivNJOyOUrs pic.twitter.com/Ulrjk6KHp1
— EL MUNDO (@elmundoes) June 9, 2023
Megjithatë, televizioni publik spanjoll TVE deklaron se policia i akuzon ata për vrasjen e një personi, trupi i të cilit u gjet më herët, por që ende nuk është identifikuar.
Media të tjera thonë se ndër të tjera ata akuzohen për një sulm të vitit 2021 në një kafene ku mblidhen tifozët e rivalit të qytetit Espanyol dhe Barcelona ende nuk e ka bërë të ditur rastin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: