Finale dramatike! Gol në minutën e 122-të, dy futbollistë shqiptarë shpallen kampionë të Primaverës në Itali

Finale dramatike! Gol në minutën e 122-të, dy futbollistë shqiptarë shpallen kampionë të Primaverës në Itali

08:23, 10/06/2023

Ka rezultuar dramatike finalja që vendosi titullin kampion në edicionin e të rinjve në Itali. Lecce U-19 ku aktivizohen futbollistët shqiptarë, Medon Berisha dhe Dario Daka, arritën të mposhtnin në duelin vendimtar të sezonit Fiorentinë e Toçit, duke u kurorëzuar kështu si kampionë të Primaverës.  

Image

Goli i realizuar nga Hasic në minutën 120+2, i dhuroi këtë triumf dramatik skuadrës së trajneri Copiteli. Ndërkohë lot trishtim në krahun tjetër për djemtë e Aqulianit. 

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë të aktivizuar në këtë finale, Berisha, i cili ishte dhe lideri i Lecces, u aktivizua titullar, ndërkohë që Daka dhe Toçi i Fiorentinës u hodhën nga stoli.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco