Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tenis/ Djokovic kualifikohet me fat në finale, Alcaraz eliminohet prej dëmtimit

Tenis/ Djokovic kualifikohet me fat në finale, Alcaraz eliminohet prej dëmtimit

21:38, 09/06/2023

Novak Djokovic bën një hap të madh drejt titullit rekord të 23-të Grand Slam me suksesin 3-1(6-3, 5-7, 6-1, 6-1) kundër Carlos Alcaraz në gjysmëfinale.

Ishte një sfidë disi e çuditshme, pasi serbi luajti në kushte të barabarta vetëm në dy setet e para, kur gjithçka ishte në barazim 1-1.

Numri një i botës, spanjolli Alcaraz ishte i pa fat, kjo pasi ai mbeti i dëmtuar në setin e tretë dhe diçka të tillë e shfrytëzoi në maksimum Djokovic, me këtë të fundit i cili nuk e uli ritmin në asnjë moment.

Djokovic do të luajë finalen e tij të 34-të të Grand Slam-it, të shtatën në Roland Garros, ku fitoi dy herë, në 2016 dhe 2021.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco