Inter Miami nuk mjaftohet me Messin, gati edhe dy argjentinas të tjerë

Inter Miami nuk mjaftohet me Messin, gati edhe dy argjentinas të tjerë

22:53, 08/06/2023

Inter Miami nuk mjaftohet me Messin. Klubi i MLS-së amerikane ‘ka ndezur motorët e merkatos’ për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese në krah të ‘pleshtit’, teksa në listën e David Beckham janë tashmë dy argjentinas të tjerë.

Bëhet fjalë për Angel Di Marian dhe Leandro Paredesin, të cilët kanë mbyllur aventurën e tyre një vjeçare te Juventusi dhe janë në pritje për të mësuar të ardhmen e tyre.

Që të dy futbollistët janë miq të ngushtë të Lionel Messit, që duket se i ka kërkuar Beckhamit t’ia sjellë te Inter Miami, në mënyrë që të luajnë sërish të tre, ashtu si te përfaqësuesja argjentinase.

Pas 16 javësh, Inter Miami është në vendin e fundit me 15 pikë, por revolucioni tashmë ka nisur, pasi Beckham ka shkarkuar trajnerin Phil Neville dhe pritet që pas Messit, të sjellë në pankinë Tata Martinon.

E nëse arrin të firmosë edhe me Di Marian e Paredesin, atëherë skuadra mund të ndryshojë tërësisht fytyrë dhe të luajë për objektiva madhorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco