Gati për finalen e Championsit, pas Interit mbërrin në Stamboll edhe Manchester City

Gati për finalen e Championsit, pas Interit mbërrin në Stamboll edhe Manchester City

22:06, 08/06/2023

Një orë pas Interit, ka mbërritur në hotelin ku do të qëndrojë në Stamboll edhe skuadra e Manchester Cityt.

Inter dhe Manchester City do të përballen këtë të shtunë për trofeun e Champions League, ndërsa gjatë mbrëmjes së kësaj të enjteje të dyja skuadrat kanë mbërritur në Stamboll, qyteti ku do të luhet finalja.

Ashtu si italianët, edhe skuadra e Cityt u stërvit në qendrën e saj në mëngjes, përpara se të nisej për në Turqi.

Ndryshe nga Inzaghi, i cili i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, Kyle Walker nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe nuk dihet ende nëse Guardiola do ta ketë në dispozicion për finalen e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco